Shqiptarët e Izraelit festojnë Pavarësinë: shqiponjë dhe flamur kuqezi
Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. Mori pjesë ambasadori Bardhyl Canaj,
Komuniteti shqiptaro-hebre që jeton në Izrael festoi Festën e Pavarësisë. “Sot festuam Festën e Pavarësisë. Për shumë vjet e gëzuar!”, shkruan në faqen e saj në Facebook, Felicita Jakoel, kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri. Me duart që formojnë shqiponjën dhe flamurin kuqezi, edhe pse janë larguar nga Shqipëria në fillim të viteve 1990, ata nuk i shkëpusin kurrsesi lidhjet me atdheun e tyre të dytë.
Aktiviteti organizohej në bashkëpunim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael. I pranishëm ishte ambasadori Bardhul Canaj dhe Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Izrael.
Presidentja e Komunitetit Shqiptaro-Hebre, Felicita Yakoel çeli ceremoninë e hapjes duke theksuar marrëdhëniet tejet pozitive ndërmjet dy vendeve dhe impaktin e komunitetit në shtetin e Izraelit. Më tej, Ambasadori Bardhyl Canaj përshëndeti të ftuarit si dhe vlerësoi rolin e veçantë që ata kanë luajtur në intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, në fushën e biznesit, Artit dhe Kulturës për të forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve tona mike që i bashkojnë vlerat e mirënjohjes për kontributin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjate Luftës II Botërore.
Në aktivitet ishin të pranishëm edhe drejtuesja e Komunitetit Amerikan Hebraik për Izraelin, Avital Leiboviç, e cila së fundi vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën; zëvendëspresidenti i Fondacionit Raoul Walleneberg, Danny Rainer.
“Bashkë me Komunitetin Shqiptar🇦🇱-Hebre 🇮🇱 si dhe me pjesëmarrjen e Drejtueses së AJC/Jerusalem @AvitalLeibovich, Zv/Presidentit të @RaoulWallenberg Foundation Danny Rainer, Producentes Yael Kaci, kremtojme Festën Kombetare të #Albania.”, shkruan në Twitter, ambasada shqiptare në Izrael, që ka publikuar disa foto.
Bashkë me Komunitetin Shqiptar🇦🇱-Hebre 🇮🇱 si dhe me pjesëmarrjen e Drejtueses së AJC/Jerusalem @AvitalLeibovich, Zv/Presidentit të @RaoulWallenberg Foundation Danny Rainer, Producentes Yael Kaci, kremtojme Festën Kombetare të #Albania. pic.twitter.com/BobQ7QqWwc
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) December 1, 2018