Canaj takon Leibovich: Intensifikim marrëdhëniesh Shqipëri-Izrael-AJC
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael pati një takim me drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik.
Lidhjet e Izraelit me Shqipërinë po bëhen gjithmonë e më të ngushta. Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, pati një takim me drejtoren e Komitetit Amerikano-Hebraik (AJC), dega Izrael, zonjën Avital Leibovich, e cila pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën. “Shkëmbim pikëpamjesh me Avital Leibovich, Drejtore e Komitetit Amerikano-Hebraik, pas vizitës së saj në Kosovë dhe Shqipëri. Ndarje e opinioneve mbi rolin e Shqipërisë në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe Përforcimi i lidhjeve mes Shqipërisë-Izraelit dhe AJC përmes intensifikimit të marrëdhënieve”, shkruan ambasadori Canaj në një postim të tij në Facebook dhe Twitter.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Znj.Leibovich u prit nga Kryetari i Parlamentit Shqiptar, Gramoz Ruçi si dhe dha një intervistë për emisionin “Diplomaticus” në News24.