KRUJA NË NATËN E BARDHË TË SKËNDERBEUT ME EKRANIN E MADH TË KINEMASË
Albert Z. ZHOLI
Në Krujë, në Krujë, trimat në Krujë…do të jetë kënga që do të ngrej siparin e aktivitetit Kinematografik që do të zhvillohet në qytetin e Krujës në dt 20 dhjetor ora 18:00 në prag të mbylljes së vitit të Skënderbeut. Ky show kinematografik organizohet nga Bashkia e Krujës dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të saj z.Artur Bushi, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Production Cinemania. Nëpërmjet sekuencave filmike nga realizimi i filmit Skënderbeu, do të sillen në vemëndjen e publikut Krutan kujtime dhe mbresa nga artistë dhe kineastë për këtë produksion gjigand Shqiptaro – Rus të vitit 1953 të regjisorit të njohur rus Sergei Yutkeviç ku luajnë dhe artistët Shqiptar si Naim Frashëri, Adivie Alibali, Besa Imami, Marie Logoreci, Ndrec Shkjezi, Kadri Roshi, Mihal Popi, Lec Shllaku etj. E ftuar speciale në këtë mbrëmje festive të kinemasë do të jetë motra e Gjergj Kastriotit në rolin e Mamicës Adivie Alibali Sharofi, e vetmja aktore që mban jetën gjallë si dëshmimtare në realizimin e këtij filmi madhështor që i reziston kohës edhe sot, duke na sjellë të gjallë luftën heroike dhe qendresën e madhe kundër perandorisë otomane, të heroit tonë Kombëtar Luftëarit dhe dipllomatit Skënderbeu lozur me mjeshtëri nga aktori rus Akaki Khorava, nderim për artistin. Filmi u shfaq në shqipëri në 28 Nëntor të vitit 1953 njëkohësisht dhe në Moskë. Në USA 3 Korrik 1954 në New York. Si dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Danimarka, Suedia etj. Në këtë natë të bardhë të Skënderbeut do të shfaqen dhe dy premierat të filmit shqiptar. Filmi i metrazhit të shkurtër “I ardhur nga ëndrat” me skenar të Vladimir Priftit dhe regji të Klajd Papadhimitri si dhe filmi që rrëmbeu çmimin si filmi më i mir në festivalin e filmit në Varshavë. “Ja tek është Kruja!” Thiri Skënderbeu kur hyri me burrat e tij në Krujë. “Baballarët tanë të moçëm, e zgjodhën këtë vend si truallin e vet, miqtë e mi! Ne do të jemi ata që do të tregojmë nëse ata zgjodhën këto vise për të huajt apo për ne, brezat e vet pasardhës”. Kruja kryeqendra e heroit tone legjendar do të përcjelli ditën e Enjte bukurin e shpirtit Shqiptar në shekuj. Producenti i aktivitetit kineasti i mirënjohur Skënder Jaçe, organizator i 50 aktiviteteve të tilla me shumë vizion dhe vlerësim për filmin shqiptar dhe atë botëror.
Please follow and like us: