Albspirit

Media/News/Publishing

Dëbimi i 2 diplomatëve nga Irani, si u zbuluan agjentët dhe plani i tyre

Shqipëria ka dëbuar jashtë territorit të saj dhe ka shpallur si persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia.

Vendimi i marrë nga Kryeministri Rama mësohet se është bazuar në dyshime të forta në lidhje me përfshirjen e tyre në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend. “Panorama” e konfirmoi lajmin përmes burimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën. Sipas burimeve, vendimi i fortë i Kryeministrit Rama është marrë në konsultim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.Të njëjtat burime sqarojnë se shkak për këtë vendimmarrje është bërë aktiviteti i tyre në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik në Tiranë. Pavarësisht se vendimi është marrë ditët e fundit, mësohet se për diplomatët iranianë ka pasur një hetim të thellë në bashkëpunim me shërbimet partnere. “Panorama” ka mësuar se ka qenë një bashkëpunim mes shërbimeve shqiptare dhe atyre izraelite, ai që ka çuar në zbulimin e agjentëve, të cilët kanë pasur për synim shkaktimin e një incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, të zhvilluar disa muaj më parë. Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, burimet policore informuan se kishte informacione se Lavdrim Muhaxheri, në bashkëpunim me disa terroristë të tjerë, do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Në funksion të kësaj çështjeje, në vendin tonë janë arrestuar më shumë se 20 persona.

REAGIMET

Menjëherë pas vendimi të Kryeministrit Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia, dhe ndihmësin e tij, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltari për Sigurinë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton. Që të dy zyrtarët e lartë amerikanë reaguan nëpërmjet profileve të tyre në rrjetin social “Twitter”. I pari që reagoi ishte këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton, i cili ka shprehur mbështetjen për Vendimi i fortë i qeverisë shqiptare, i konsultuar me aleatët Shqipëria dëbon e shpall ‘non grata’ dy diplomatë iranianë Sekretari i Shtetit në SHBA: Bolton shkroi se Kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin. Këshilltari i Trump shprehu fuqishëm mbështetjen dhe e quajti të rrezikshme sjelljen e Iranit në Europë e Botë. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar, teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkroi Bolton. Menjëherë pas këshilltarit për Sigurinë të Trump, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai e ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi, sipas tij, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri. Përmes postimit në “Twitter”, Pompeo shprehu përgëzimet e vendimin e Kryeministrit Edi Rama, për dëbimin, duke shtuar se bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje. “Përgëzoj dëbimin nga Kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”, shkroi Pompeo në “Twitter”.

Please follow and like us: