Albspirit

Media/News/Publishing

Goditi Ramën me vezë të djathta, kallëzohet në Prokurori deputeti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ka kallëzuar në Prokurori deputetin demokrat Endri Hasa. Ky vendim vjen pas incidentit me Kryeministrin Rama që u godit me vezë të djathta nga deputeti i djathtë. “Do i kërkoja PD-së të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm dhe dua t’ju informoj që do të depozitojmë një kallzim penal për goditje për shkak detyre, ndaj deputetit Endri Hasa”, tha Taulant Balla në seancë plenare. Më herët, Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë deputetin demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Seanca ka rifilluar në orën 18:00.

foto galeri

Please follow and like us: