Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: Autoriteti i mbylljes së dosjeve

 

Genta Sula, kjo misionare shtetërore për të fshehur e mbrojtur punonjësit e Sigurimit të Shtetit dhe terroristët komunistë që vranë, burgosën e internuan me mijëra familje të pafajshme dhe zhdukën një numër maramendës të nacionalistëve shqiptarë, sot këtë institucion e ka kthyer në strehë të përbërë nga oficerë Sigurimi, spiunë ‘të persekutuar’ apo njeëz me moral të dobët nga bijtë e komunistëve dhe trumpeton me të madhe se po bën një punë serioze në hapjen e dosjeve. Kjo zyrtrare e lartë merr shpesh ehrë rrugën deri në kontinentin tjetër, pra në SHBA duke marrë si garniturë me vete spiunë të kategorizuar në 2B dhe bën marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën panshqiptare “Vatra” me kryetar Dritan Mishton, djalin e prokurorit vrasës Petraq Mishto, që ka shkaktuar lumenj gjaku dhe duke vrarë edhe me dorën e vet. Të përndjekurit politikë duhet ta dinë mirë se me kë bashkëpunon autoriteti i dosjeve, që ka në bord edhe anëtarë të lidhur me të shkuarën e zezë diktatoriale.

Kam shkruar edhe hërë të tjera që dosjet duhet të hapen pa asnjë kusht sepse kështu i shërbehet një shoqërie më të lirë dhe më demokratike dhe këtë më mirë se kushdo duhet ta bënte Partia Demokratike dhe forcat e djathta. Mjerisht nuk u bë atëhere dhe në presionin e Komisionit Euopian dhe institucioneve ndërkomëbtare është ngritur një institucion që do hapë dosjet. Po çfarë ndodh në të vërtetë? Autoriteti i dosjeve jep vetëm dokumente të padëmshme dhe fshin emrat e hetuesve, persekutorëve, sigurimsave apo zyrtarëve që janë përfshirë drejtpërdrejt në krim. Kështu ndodhi me dosjen e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, poetëve martirë të pushkatuar nga regjimi diktatorial më 17 korrik 1977. Ata thirrën dy përfaqësues të Vilsonit dhe të Gencit, bën edhe shfaqje në media, por nuk u dhanë Dosjen Operative kundër dy poetëve, fshehën protokollin e terroristëve komunistë të Librazhdit, fshehën emrat e emërtesës komuniste të Byrosë Politike dhe K.Q. të PPSH me në krye Hysni Kapon e të tjerë. Ndërkaq duhet thënë se Dosja Operative e dy poetëve është publikuar prej meje në një libër të plotë.

Kapitullit të fshehjes së dosjeve nga autoriteti i shtohet edhe ajo e abuzimit me fondet publike dhe ato të ndërkombëtarëve, siç ngjau me kampin e internimit të Tepelenës ku për shkak të shpërdorimeve të mëdha dha dorëheqje edhe një punonjëse e stafit të brendshëm.

Rezultate imazhesh për bedri blloshmi

Please follow and like us: