Cikël poetik nga Mimoza Pulaj
Poezia
Nga shpirti del.
Parfumon dritë.
Me rrudha njerëzore
përmasë agimi, jep.
Rrëqethje ajri
në gjëmim.
E të gjitha vdekjet vdes.
Se ti e prek
emrin
e frymës tënde merr.
Si një flaut.
Moment
Të vizatuar në ajër
fluturonin
numrat çift. Si ëngjëj.
Ndërsa gjeja fjalët
që nuk munda
kurrë të t’i thoja
numrat tek
më përqeshnin
nga bregu tjeter.
Përtej errësirës
kërkonte të shihte hëna.
Të agonte priste
një muzg dite…
Me një të qeshur idiote.
Jeta
Me gëzim realja gjëllin.
Në provë ekuacionesh.
Por vuajtja, mure ndarës nuk ka.
Në atë pikë
ku vdekja të sheh
asgjë s’mund të bësh.
Bashkohu me të, zemër e bekuar!
Në se do të jesh e lirë.
Sferë me rreze planetare: dashuria.
Ajo flet. Ti je.
Please follow and like us: