Fritz RADOVANI: FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT
6 PRILL 1911: DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË
28 NANDOR 1912: ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË
VITI I KASTRIOTIT 2018 Kujtojmë…
PA GJERGJ KASTRIOTIN S’ KA KURR SHQIPNI!
PA AT GJERGJ FISHTEN NUK KA LETERSI!
PA SHKRONJAT E TIJ SHKA MËSONI O FËMIJË?
PA EMNIN GJERGJ NUK KEM’ AS HISTORI!
PA MJEDJEN E ZADEJEN NUK KA AMBELSI!
PA DED’ GJO’ LULIN MALET NEN TURQI!
PA AT MATI PRENNUSHIN GERÇA ISHTE FSHI!
PA LUIGJ GURAKUQIN NUK KA PAMVARSI!
PA BAJRAM CURRIN NUK KISHTE DRAGOBI!
PA IMZOT LUIGJ BUMÇIN NUK KA TOSKNI !
PA ARSHI PIPEN SHQIPNIA S’ KA RINI!
PA MARK ÇUNIN, ME SLLAVË S’ KA DEMOKRACI!
PA PRENKË JAKOVEN SKENDERBEU NUK KËNDOI!
E MBAS PRENKËS MADH…KUSH MA S’ E KUJTOI!
PA GAZULLORËT E RIJ, DANIELI S’ ISHTE NDIJ!
PA ISA BOLETININ KOSOVA KISHTE HIJ!
PA IBRAHIM RRUGOVEN KOSOVË, S’ KE LIRI!
PA NANË TEREZEN EUROPA JU KA MËNI!
MBAS GJON PALIT II, EUROPA PAU SHQIPNI!
SHQIPTARË, KËTA FIGURA JU SOLLEN LAVDI!
BROHORITNI SOT PA FRIKË, E ME BURRNI:
RRNOFTË COHA MNDAFSHIT QENDISË KUQ’ E ZI!
Melbourne, Dhjetor 2018.