Shtëpia filmike “Production Cinemania” shpall Albert Zholin, gazetarin e vitit
Motivacioni:
Shtëpia filmike “Production Cinemania”, falënderon dhe vlerëson gazetarin e njohur Albert Zholi, si gazetari me i mirë i lajmit dhe kronikave kulturore për vitin 2018, duke i dhënë mundësinë publikut në kohë reale, me njohjen e vlerave të artit 7-të, Kinematografisë.
Presidenti Skender Jace
Çarë kanë thënë për krijimtarinë e Albert Zholit: Agolli, Kadare, Xhevahir Spahiu, Naum Prifti, Agim Shehu …
Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.
Dritëro Agolli
Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.
Xhevahir Spahiu
Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Helena Kadare
Tregimet tuaja ngerthejne ngjarje prekese nga jeta e emigranteve shqiptare ne Greqi dhe shquhen si per realizem, si per humanizem te ndersjellte. Te tilla tregime rrefejne cilesite e larta morale te njerezve te thjeshte.
Suksese ne rrugen e bukur e te veshtire te tregimit te shkurter.
Naum Prifti
Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!
I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s’më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Ti ke tënden; për mua ke dhe mjaltë blete nga Bohotina; dhe ngrohtësi nga shpirti i dridhshëm njerëzor. Sa bukur e vënçe e thua: “shqeto, kafè pa sheqer”! Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!…Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit! “Zjarri i gjirit djeg kadifenë e jelekut”! Në ç’dasëm Progonati e ke parë që unë s’e kam vënë re kështu. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e saj (sikur të mos kish aty këtu dhe fjalë të rëndomta: “nga momenti në moment”, “meriton respekt” etj…që janë për “baçè” të tjera bisedash). Por s’ka mish të pjekur në hell pa një qime (edhe këtu më afrohet fshati me dasma)!! Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë…E të tjera…
Përgëzimet më të mira! -Agim Shehu- Gjenevë