Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkimi Evropian i vë sanksione Shërbimit Iranian të Inteligjencës

Bashkimi Evropian i ka miratuar përmes votimit sanksionet ndaj Shërbimit Iranian të Inteligjencës dhe dy qytetarëve iranianë për shkak të dyshimeve për sulme të këtij vendi në Danimarkë dhe Francë. Sanksionet u miratuan nga ministrat e BE-së gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave.

Emrat e qytetarëve të sanksionuar nuk janë publikuar. Ky vendim erdhi pas rishikimit të listës së BE-së për terroristët, në të cilën janë të përfshira organizatat dhe individët, asetet e të cilëve janë ngrirë nga Bashkimi Evropian. Kjo listë ishte hartuar për herë të parë pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Diplomatët francezë dhe danezë i kishin informuar homologët e tyre të BE-së për planifikimin e sulmeve të mundshme që Irani ka përgatitur kundër këtyre dy shteteve. Franca e ka akuzuar Iranin për organizimin e dështuar të një sulmi me bombë në një tubim të një grupi opozitar iranian në Paris.

Ndërkaq, policia daneze e ka akuzuar Tehranin për planifikim të vrasjes së opozitarëve iranianë që jetojnë në Danimarkë. Franca kishte vendosur sanksione ndaj Shërbimit Iranian të Inteligjencës edhe më herët, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Please follow and like us: