Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është prezantuesja e re në Top Channel, do shfaqet krah Manushit

Pas një kohe të gjatë pauzë, spektakli “E diell” rikthehet në Top Channel së shpejti. Këtë herë emisioni do të drejtohet nga moderatori Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari.

Ndërkohë Newsbomb.al mëson se në spektakël do të ketë edhe një rubrikë të veçantë, e cila do të prezantohet nga Ilnisa Agolli, mbesa e shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agolli.

Rubrika e Ilnisës do të prezantohej nga këngëtarja Jonida Maliqi, por kjo e fundit e braktisi pak para fillimit, siç u tha për shkak të impenjimeve me Eurovision, ku edhe do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit.

Ndërkohë, siç mëson Newsbomb.al rubrika në “E dilell’ që tashmë i është besuar Agollit ka të bëjë me kulturën dhe traditën shqiptare, ku përfshihen gatimet, fjalët e vjetra që nuk përdoren më dhe deri te arkitektura karakteristike.

Spektakli nis transmetimin së shpejti, ndërsa me Manushin do të jenë bashkëprezantuese edhe Nevina Shtylla dhe Xhilda Luzi, të cilat do të kenë rubrikat përkatëse./Newsbomb.al/

Kush është prezantuesja e re në Top Channel, do shfaqet krah Manushit

Please follow and like us: