Albspirit

Media/News/Publishing

Epitafi i Gllavenicës daton që nga viti i largët 1373

Epitafi i Gllavenicës daton që nga viti i largët 1373. Kjo kryevepër, edhe pse më e zbukuruar dhe më mjeshterore sesa gjedha e famshme, është versioni shqiptar i Sindhës së Torinos. Emri i Epitafit, i dhënë nga dijetari Theofan Popa, bazohet në titullin kishtar të peshkopit Kalist të Gllavenicës së Beratit. Epitafi dikur i përkiste kishës së Gllavenicës, qytetit të sotem te Ballshit. Bodrum i një shtëpie të shkatërruar pranë ketij qytetit të vogël e mbajti te fshehur ne shekuj këtë kryevepër.

Historia
Qëndisur në pëlhurë mëndafshi, gjatësia e epitafit është ajo e një varri të zakonshëm, 212 cm gjatesi dhe 114 cm gjerësi. Figura qendrore e epitafit është Krishti i shtrire në varrin e tij. Hapësira përreth tij shenon disa ikona engjëllore, të zbukuruara me fije ari dhe mëndafshi. Murgu Sava shtoi zbukurime argjendi dhe ari me kërkesë të Gjergj Arianitit. Hera e parë që Sava e qëndisi pelhuren per kishen e Gllavenices ishte në vitin 1373. Për vite të tëra, kjo vepër e bukur e artit u ruajt në një shtëpi në Ballsh. Më vonë, katedralja e Shën Marisë së Fjetur, brenda Kalasë së Beratit, e mori epitafin. Së fundi, në vitin 1981, për shkak të rëndësisë së saj, u vendos përgjithmonë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Fotografia e Sadik Bejko

Please follow and like us: