Albspirit

Media/News/Publishing

Nardi Olli: Rama ndjek politika thellësisht antikombëtare

 

Nuk kam dyshuar asnjëherë që Rama ndjek politika thellësisht antikombëtare dhe antishqiptare. Rrënimi ekonomik i çdo shqiptari dhe falimenti i paralajmëruar i Shtetit për arsye të borxhit publik që ka dalë jashtë kontrollit janë argumenta mëse të mjatueshëm për këtë bindje. Por abuzimi që ka bërë që në ditët e para me çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës dhe përpjekja për të luajtur nacionalistin e përvëluar në dhënien e posteve qeveritare është pjesë e një politike përçarëse të paskrupullt. Në mënyrë tinëzare, është përpjekur që të armiqësojë shqiptarët mes vedi. Më logjikën e Ramës shqiptarët e Shqipërisë së poshtme duhet të jenë të zemëruar me qeverinë e Shqipërisë së Epërme ose Kosovës pasi kryeministrat e tyre nuk kanë angazhuar asnjë individ nga këto anë për zv.ministra apo ministra, ndërkohë që lideri global, mëndjehapur dhe vizionar ka emëruar boll nga Kosova. Dhe këtë është përpjekur ta shesë si bashkëpunim kombëtar. Krejtësisht show, pasi vendet tona kërkojnë akte ligjore e vullnet real për të rritur bashkëpunimin. Ky mjeran, shëmbëlltyra më e turpshme e patriotizmit, vetëm me tarifën e turpshme që vuri në rrugën e Kombit, ka ulur me 40% lëvizjen e kosovarëve në territorin e Shqipërisë së poshtme, në vetëm tre muajt e fundit të vitit 2018. Ky “patriot çartur” që po saboton çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë apo rritjen reale të bashkëpunimit me Shqipërinë, shfaqet sot nervoz e gojështhurrur dhe mallkon e etiketon si armik këdo që nuk përligj paudhësitë e tij të pafund. Kërkon falje kosovarëve se një djalë prej andej nuk u emërua ministër. Madje, duke hedhur edhe një dozë helmi. Sa qesharak! Ky kryeministër ka një mijë arsye për t’ u kërkuar ndjesë kosovarëve për probleme shumë madhore, por nuk mund ta bëjë pasi ka bërë gjithçka qëllimtazi, ashtu edhe si rastin më ministrin e Jashtëm. Për më tepër tenton të përdorë këtë rast edhe për të tërhequr sa mundet vëmendjen nga skandalet e grabitjes barbare që u bën shqiptarëve. Ky individ që ka shkatërruar gjithçka vetëm kryeministër e kalorës i patriotizmit nuk mund të jetë. E kam thënë vite më parë, që kur mori drejtimin e Bashkisë Tiranë se ky individ ishte i barazvlefshëm me fatkeqësi natyrore!

Please follow and like us: