Presidenti i përgjigjet ashpër kryeministrit
Duket se do të jetë edhe më e ashpër kjo përplasje mes dy prej institucioneve më të rëndësishme në vend. Presidenti Meta i është përgjigjur Kryeministrit Rama që e quajti të turpshëm mosdekretimin e Gent Cakajt. “Pavarësia, integriteti territorial i #Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të #padiskutueshme për Republikën e #Shqipërisë deri në sekondën e fundit si #President i vendit tim”, ka shkruar Meta në Twitter. Kjo përplasje mes Ramës dhe Metës është e dyta e këtij lloji, pas asaj me ministrin aktual të Brendshëm, Sandër Leshaj. Mbetet për t’u parë se si do të jetë fundi i kësaj “telenovele” shtetërore.
Please follow and like us: