Domosdoshmëria e njohjes së të drejtës së popullit iranian për rezistencë e liri
Sekretari amerikan i Shtetit Michael Pompeo deklaroi në Kairo se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i mbrojnë më mullahët sundues të Iranit. Ai shtoi se “i jemi bashkuar popullit iranian në thirrjen për liri dhe përgjegjshmëri”. Kështu që, “epoka e turpit të vetë-shkaktuar amerikan ka mbaruar, dhe kanë mbaruar edhe politikat që kanë sjellë kaq shumë vuajtje të panevojshme”. Sekretari amerikan i Shtetit përsëriti se kur Amerika bëhet partnere me armiq të tillë si mullahët, “ata përparojnë”.
Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, znj. Maryam Rajavi, e ka mirëpritur largimin e SHBA-së nga politikat, viktima e parë e të cilave ka qenë populli iranian dhe Rezistenca Iraniane. Ajo theksoi edhe një herë faktin se zhvillimi i armëve të shkatërrimit masiv, shkeljet e të drejtave njerëzore, eksporti i fondamentalizmit, dhe terrorizmi janë katër shtyllat mbi të cilat mbështetet regjimi teokratik që sundon Iranin. Zgjidhja përfundimtare për heqjen qafe të fashizmit fetar të mullahëve është ndryshimi i këtij regjimi jo-legjitim nga populli dhe Rezistenca iraniane. Njohja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) si alternativa e vetme demokratike ndaj diktaturës terroriste fetare në Iran, është domosdoshmëri për ta ndrequr e për t’i dhënë fund politikës shkatërruese amerikane të paqësimit gjatë katër dekadave të fundit. Regjimi klerikal, i cili mban rekordin botëror për sa i përket ekzekutimeve, do të kuptojë vetëm një përgjigje decizive dhe të rreptë. Në emër të Rezistencës Iraniane, e cila ka bërë thirrje për një embargo të armëve dhe naftës kundër diktaturës fetare të mullahëve që nga viti 1981, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së për periudhën tranzitore të transferimit të sovranitetit tek populli i Iranit, përsëriti nevojën për të ndërmarrë hapat e mëposhtëm:
- Njohja e së drejtës së popullit iranian për rezistencë për të përmbysur fashizmin fetar të mullahëve dhe për të fituar lirinë;
- Etiketimi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në tërësi si entitete terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Europian;
- Përjashtimi i agjentëve të inteligjencës së mullahëve dhe mercenarëve të Forcës terroriste Qods nga SHBA dhe Europa;
- Referimi i dosjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran tek Këshilli i Sigurisë i OKB-së pas 65 censurave të Kombeve të Bashkuara;
- Mbështetja ndaj referimit të dosjes së masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran tek gjyqet ndërkombëtare;
- Përzënia e regjimit jo-legjitim të mullahëve nga OKB dhe njohja e përfaqësimit nga Rezistenca e drejtë e popullit iranian;
- Përjashtimi deciziv i fashizmit fetar që sundon Iranin dhe forcave të tij nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani;
- Detyrimi i qeverisë së Irakut për të paguar kompensim për pronat, pajisjet, armët dhe kampet e PMOI/MEK dhe Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare të Iranit (NLA), të cilat kanë paguar plotësisht për to dhe dokumentat vërtetuese të të cilave janë të disponueshme.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit