Shqipëria në Londër, përmes kostumeve tradicionale të femrës shqiptare
Ju ftojmë që të celebrojmë, festat e 7-8 Marsit në një event dedikuar
‘KONSTUMEVE TRADICIONALE SHQIPTARE’.
Ftojmë çdo vajze dhe grua, që në këtë ditë të veshin një detaj sado të vogel, një shami, një aksesor, apo një kostum tradicional shqiptar. Si një mënyrë promovimi të veshjeve të mrekullueshme tradicionale nga te gjithë TREVAT SHQIPTARE .
Ftoni mikeshat tuaja, TË HUAJA, për t’i prezantuar me këtë kulturë mahnitëse të veshjeve tona, me rastin e festave të 7-8 Marsit.
Ndërkohë, një zonje Angleze prej 15 vitesh prodhon shaje me motive nga krahinat shqiptare që shiten në British Museum. Znj. Natasha Korn, do jetë prezent për të treguar historine e prodhimit të këtyre produkteve me motive, nga Mirdita, Shkodra, Vlora, Berati, Kukësi, Tropoja, Gjirokastra etj.
Ky event do të prezantoje Shqipërinë përmes traditës së veshjeve të gjysheve tona.
Do të mbledhë shumë zonja dhe zonjusha që punojnë në industrinë e ‘së bukurës’, nga bota e fotografise, Make- up artiste, modele, stiliste etj, për të promovuar vendin tonë përmes veshjeve më të bukura në botë.
Ju presim të Enjten me Dt 7 Mars ora 18.00, për të celebruar sëbashku ‘TRADITËN E GRUAS SHQIPTARE’,
Në Ambasadën shqiptare këtu në Londër.
Adresa: 33 St George’s Dr, Westminster, London SE1V 4PS.