Albspirit

Media/News/Publishing

Zëri i Amerikës nxjerr përgjimet për ish-drejtorin e Burgjeve

Zëri i Amerikës ka zbardhur një pjesë të përgjimeve për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko, duke ekspozuar farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit.

Zëri i Amerikës paralajmëron se do të publikojë materialin e plotë në orën 18:00.

Pjesë nga përgjimi:

06720****: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në shtator.

Këta të tjerët janë në listën e Fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ça do thot ai tashi.

06928****: E kuptoj…

0672****: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kanë sjell 200 veta..

06928***: E di vlla

0672****: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis…

0692****: E kuptoj

0672****: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

Please follow and like us: