Dorëzohet Klement Balili
Avokati i Balilit, Baftjar Rusi ka bere me dije per mediat se klienti që mbron është paraqitur vetë në Polici. Ndërkohë që mësohet se ai ndodhet aktualisht në ambientet e policisë së Shtetit, në shoqërinë e avokatit tjetër, Theodhori Sollaku. Balili akuzohet nga prokuroria për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai ka qenë person në kërkim nga policia shqiptare prej më shumë se dy vitesh dhe nuk është vënë në pranga, ndonëse policia ka organizuar disa herë aksione për gjetjen e tij.
Please follow and like us: