Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Vasili: Rama po punëson militantët

Petrit Vasili thotë se në administratë po bëhen punësime pa meritë duke shigjetuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, apelon i shqetësuar që shqiptarët të mos ofrojnë besueshmëri dhe të tregohen vigjilentë para kryeministrit Edi Rama. “Është shumë e qartë se gjithçka që dëgjoni nga kryeministri është një mashtrim dhe një demagogji.  Në investigimin e VOA doli qartë se militantë, që kishin kërkuar  të punësohen.  Punësimet i ka partia dhe ky demagogu me deklarata tërësisht histerike të mbushura  me pasion. Tashmë nuk ka asnjë shqiptar se nuk e ka të qartë si dita e diellit  e ka të qartë. Punësimit i qeverisë ky nga zyra e tij. Asnjë  lloj sebepi është i papranueshëm, nëse ka konkurs të garojnë të gjithë dhe të ftojë përmes kësaj. Ka vetëm një pikë të paqartë, çfarë bën Prokuroria dhe pse nuk nis hetimet. Po të ishte një prokurori korrekt e duhet të kishte nisur, por është e kapur. Ky kryeministër i pacipë quajti dhe VOA, një dritare që shqiptarët kanë parë shpresën guxoi ta quajë kazan. Ne kemi një batak, që quhet Edi Rama dhe qeveria e tij.  U përsëris me dashamirësi të hapni sytë përpara këtij mashtruesi”, tha ai.

Please follow and like us: