Nora Malaj: Edhe ‘Zëri i Amerikës’-kazan ndërkombëtar?!
Zbulimi i fundit. Edhe “Zëri i Amerikës”-kazan ndërkombëtar, sipas KM – Ministër i Jashtëm??!! Asgjë nuk është më shumë se qesharake, sesa kur dëgjon që edhe “Zërin e Amerikës”, që ka 75 – vjet që flet shqip të quhet dhe etikeketohet “Kazan” ndërkombëtar! Tani KM ka filluar të ndajë kazanin kombëtar dhe ndërkombëtar??!!!’ Po pse është kazan, se thotë që sistemi që ke ndërtuar zotrote është korrupsion i gjallë, i faktuar tashmë me zë e figurë, nga kronikat e fundit të shfaqura prej tij? Po pse është Kazan, apo se të gjitha VKM e fundit janë në shkelje me ligjet, që janë nxjerrë dhe se ti e përdorë vendin si çifligari në çifligun që i lanë paraardhësit e tij dhe që kjo media dhe të tjerat i tregojnë aferat me zë e figurë??!!! Tani kazani nuk është vetëm kombëtar po dhe ndërkombetar! Populli thotë: “Lumi që mori Vunonë, pse s’mori dhe Qeparonë”… “Kur lapsin e kap injoranti, pushkën-krimineli, pushtetin-tradhtari, vendi shndërrohet në një xhungël, që nuk mund të jetohet nga njerëzit”! No comment!