Manolis Anagnostakis: EPIGRAF
Vdiqe – dhe u bëre edhe ti: i miri.
Njeriu i lëvduar, familiari, patrioti.
Tridhjetë e gjashtë kurora të ndoqën pas,
tre nënpresidentë të mburrën me fjalime,
shtatë dekorata për shërbimet e çmuara që ti ofrove.
Ah or Laurent,
unë qeshë i vetmi që e dija se çfarë qen bir qeni ishe,
ç’ monedhë fallco, që gjithë jetën mes mashtrimit e jetove.
Prehu në paqe nuk kam për të ardhur të të prish rahatin.
(Unë jetën time do ta fitoj përmes heshtjes shumë shtrenjtë
dhe jo në këmbim të kufomës tënde të trishtë).
Prehu në paqe. Siç ke qenë gjithmonë në jetë: më i miri,
më i lëvduari, më familiari, më patrioti.
Nuk ke për të qenë as i pari, as i fundit de.
Shqipëroi Arqile Garo, janar 2019.
Please follow and like us: