Albspirit

Media/News/Publishing

TENISTI NOVAK GJOKOVIÇ, FITUES I KUPËS PER TË SHTATEN HERË NË AUSTRALI

Fritz RADOVANI

 

 

 

27  JANAR  2019  “AUSTRALIA  OPEN”

 

MELBOURNE, DITA E AUSTRALISË…DITË FESTE!

Në fushen moderne të tenisit në qytetin Melbourn janë 15000 qytetarë që presin me fillue loja finale e kampionatit të vitit 2019, mes tenistave të njohun numur 1 dhe 2 të botës, Novak Gjokoviç dhe Rafael Nadal, mbas disa ditësh ndeshje në temperaturat e nalta të Australisë, ku rekordi i këtij viti asht kenë edhe 44 gradë celcius.

Dita e 27 Janarit që do të zhvillohet finalja asht ma e freskët, tek 25 gradët. Megjithatë, perveç atyne që kanë hy në stadium, janë edhe disa mija tifoz që i ndjekun lojnat në ekranet jashta fushës pa pyet fare për të nxehtin përvlues t’ Australisë. Nën tingujt e një muzike të zgjedhun fillon përgatitja për fillimin e finales. Mbretnon rregulli!

Loja fillon me gjuejtjen e parë nga Novak Gjokoviç dhe vazhdon me disa pikë të fitueme prej tij. Asht superior që në gjuejtjet e forta të para dhe të sakta. Fillon me rezultatin e një lojtari që nuk i tutet syni, 3 me 0 dhe vazhdon fitues i setit të parë 6 me 3… Setin e dytë duket sikur Nadali po e merr veten, po Gjokoviç nuk lëshon jashta kontrolli asnjë cep të fushës, tue mposhtë Nadalin me rezultatin 6 me 2. Ndërsa, setin e tretë lojtari i madh Gjokoviç, që në shërbimet e para tregon se do të vazhdoj me kenë Nr. 1… i botës!

Loja përfundon me rezultatin 6 – 3, 6 – 2, 6 – 3. Brohoritjet për fitore vazhdojnë…

Bahet edhe ceremonia e mbylljes ku marrin pjesë organizatorët dhe sponsorizuesit, që për mbarvajtjen dhe sigurinë e kampionatit nuk kanë kursye asgja. Pjesëmarrja dhe vetë ecunia e ndeshjeve dhe e programeve argëtuese të kampionatit e vërtetojnë këtë.

Lojtarët ma të mirë nga gjithë bota tregojnë me sjelljen e vet qytetarinë, mjeshtrinë, një kulturë të persosun dhe mbi të gjitha respektin dhe dashuninë vllaznore mes kombeve, që marrin pjesë në disa ndeshje nga qytetet e zhvillueme të Australisë.

Nga kampionati i Tenisit në Australi gjithë bota e qytetnueme duhet të mësojnë sesi me sigurue Dashuninë dhe Vllaznimin mes Rinisë dhe Pleqnisë së mbledhun, per me u knaqë me fillimin e një viti të mbarë dhe plot vepra në sherbim të Paqës në Botë…

Dita e Australisë dhe populli dashamirës i këtij kontinenti, duhet të merren si shembull nga të gjithë popujt tjerë që, në disa momente dalin nga shinat e qytetnimit e vllaznimit!

Melbourne, asht Atdheu i dytë i imi!

Melbourne, 28 Janar 2019.

Please follow and like us: