Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Lirinë nuk ta fal njeri, ajo fitohet dhe asnjëherë nuk dhurohet në tavolinë…

 

 

Në Shqipëri arritën të shuajnë çdo zë që kërkon të drejta, dje ndodhi e papritura, një grup studentësh kundër një grupi tjetër. As në vitet ‘90 Sigurimi i asokohe nuk e bëri dot, edhe atëhere kishte studentë që nuk dolën në protestë, por në heshtje mbështetën grupin që protestoi, frika në vitet ‘90 ishte 10-fish më e madhe, ama studentët nuk u manipuluan as nga partia shtet, as nga frika e dhuna që u ushtrua në të gjitha format…

Në vitet 2019 e dështuan kauzën studentore…

Politika në Shqipëri lind bashkë me lindjen e individit, deri sa edhe të rinjtë e lindur  në vitet e demokracisë nuk i rezistuan dot manipulimit ndërpartiak dhe arritën deri aty sa për idealin e partisë, shkelim mbi idealin e tij, lirinë dhe të drejtën për të protestuar kur këto liri e të drejta po shkelen nga vete shteti…

Lirinë të dashur studentë nuk ua fal njeri, ajo fitohet dhe asnjëherë nuk dhurohet në tavolinë…

Please follow and like us: