Intervistë/Alisa Baraku: Fenomeni i shëmtuar i ‘MITMARRJES’
Përse kohët e fundit jeni prononcuar masivisht në artikuj të ndryshëm, keni akoma për të shprehur në lidhje me situatën që është krijuar në arsimin e lartë?
Po është e vërtetë, para disa ditësh, ndoshta pak lexues kanë lexuar një artikull në disa gazeta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në lidhje me disa reagime të mia personale rreth levizjes studentore në vendin tonë. Ndër të tjera pa frikë e rinxora një fenomen të shëmtuar në mes të tjerave që është korrupsioni në shkolla dhe pikërisht fenomeni “MITMARRJA”, që është kopertinë korrupsioni në përgjithësi. Sidomos më i thelluar në shkollat profesionale.
Ju jeni pedagoge, pra në brendësi të situatës së krijuar, cfarë ndikimi do të ketë sipas jush lëvizja e ish-ministres së Arsimit?
Para disa vitesh “shtabi” kishte thirrur ish-Ministren e Arsimit z.Lindita Nikolla dhe unë e theksova fenomenin jo për të ndershkuar pelivanët, por për t’u ardhur në ndihmë nxënësve që u duhet të përballen me këtë fenomen, pra për t’u hapur gojën sikur një herë atyre nxënësve dhe prindërve që për katër vite shkollim u duhet super sakrificë ekonomike, morale, e ulje dinjiteti të nivelit të fëmijës, që u premtohet fillimisht një muaj ose më shumë para konkursit se është gjeni nga talenti, e pas dy muajsh pranimi prindëri duhet të paguaje orë private mësimi, që super talenti, gjeni i djeshëm, të arrijë rezultate, e se kjo arrihet vetëm me ore suplementare të paguara ekstra. Dje na thërrasin si sektor i Kantos në një mbledhje urgjente, ku para provimeve simestrale që në gjuhën tonë quhen saxho nxituam për mbledhje. Por nuk ishte asgjë që kishte të bënte me saxhon, e cila është pas pak ditësh, por për intervistën time dhe pak ditë më parë, duke e cilësuar artikullin si “ofendim institucioni” hahahaaa!!!
A kishte komunikim tendencioz dhe si t’u drejtua?
M’u drejtua direkt me një Ti!!! Për disa sekonda kuptova se kush ishte renduar i pari. Pasi dëgjova prej saj për disa minuta akuzat absurde drejtuar personit tim, e duke më kërkuar emrat konkretë. I thashë se ‘më pret mësimi, sepse kam nxënësit në klasë, të cilët janë dy ditë para provimit’. Nëse artikulli ka vrarë dikë aq më bën, pasi kur nuk i vret ndërgjegja atyre që e kanë kthyer në perfeksion këtë fenomen, si duhet të më vras mua ndërgjegja? E kështu u ktheva në klasë tek nxënesit e mi, duke iu lënë hapësirë atyre që ta mbaronin mbledhjen e të gjenin me emra konkretë, kush është nga kreu i listës gjer tek i fundit.
Pas reagimit të parë vijuan kritikat për artikullin tuaj?
Po, madje gjatë rrugës nga salla e mbledhjes tek klasa ime, më bëri përshtypje që nëndrejtoresha K. ZH. mohoi dhe nuk i kujtohesh i njëjti diskutim imi para ish Ministres së Arsimit për mitmarje. Doemos sepse edhe pse shqetësimi i ministres ishte për një peticion kundër ish drejtorit te Liceut, që mbaroi atë ditë me shkarkimin e tij dhe dy muaj nuk u përfol ish drejtori dhe shkarkimi i tij, korridoreve dhe kafeneve, por tema dhe diskutimi im për korupsionin. Doemos kur hyra në klasë, fillova te shqetsohesha për inkuizicionin masovik, sepse me keqardhje Shqipëria më shumë vazhdon formën e diktatures së proletariatit me format e saj të reja. Nëse dikur dënoheshe me heqje lirie, sot të dënojnë me presion largimi nga puna, nëse nuk je indiferent me korrupsionin dhe konformist ndaj kopertinave të shëmtuara të korrupsionit. Nuk vonoi shumë dhe disa kolegë, ndoshta 20% (pozitivë) erdhën tek unë duke më thënë se ‘kishin marrë urdhër të mos largoheshin nga puna, pa dorëzuar poshtë në drejtori peticonin e formuluar kundër meje”. Me vete thashë le ta bëjnë peticionin sepse edhe pjesa e 20% pozitiv, u duhet të firmosin 100% dhe të kamuflojnë atë 80% që u djeg e vërteta. Te nesërmen tmerri i së vërtetës së hidhur nxjerrë nga unë në intervistë, duket se dhe më shumë kishte nxehur gjakrat. Një urdhër i dytë nga nëndrejtoresha e Liceut, që të përpilohej peticioni nga shefja e Kantos e të nënshkruhej ky peticion nga mësuesit e katedrës së Kantos, nga të gjithë pa përjashtim e urgjentisht të dorëzohej, për të marrë masën ndaj meje: Paralajmërim për pushim nga puna.
Si u ndjetë në ato momente?
Fryrjet e organikave në institucionet shtetërore janë pa fund dhe në pamundësi të matjes së nivelit të atyre ekzistues nëpërmjet audicionit që mbetet utopi, mënyra për të hapur vende pune për ata që me muaj u premtohet vendi i punës, përdorin shantazhin e prerjes së fjalës së lirë, e hop sapo hapën një vend pune të premtuar. Imagjinoni lexues në ç’kohë jetojmë. Sapo lexojnë një artikull që fshikullon fenomene aktuale, fillojnë shantazhet dhe presionet që, kurbani o duhet të pranojë që ka bërë lapsus, ose ka qënë në momente emocionale të rënduar dhe se ka kontrolluar se çfarë ka thënë, e madje të bëjnë edhe psikopat, ose me e pakta ka gabuar gazetari!!! Kështu merr fund kjo punë, më këshilluan koleget e mia. Në rastin konkret jua merr mendja që a do ketë ndërgjegje dhe maturinë e një fëmije adoleshent, e të flasë për fenomenin sa është në bangat e shkollës??? Doemos një përqindje e guximshme edhe po, por 90% e atyre nxënësve që kryen katër vite dhe u zhgënjyen nga piratët gjobvënës, që nga pranimi e gjer në ditën e fundit, padiskutim që do reagojnë e do pranojnë të vërtetën e hidhur që jetuan, e kaq shumë ju rendoi e ju rëndon. Mjafton të shohësh sasinë e nxënësve të pranuar, cilësia e aftësisë së tyre lë për të dëshiruar, pavarësisht se ndoshta dëshira dhe pasioni i tyre është pa limit e lart.
Përpos të gjithave nga ana profesionale ku dallon një mësues i korruptuar?
Detyra e jonë është të bëjmë maksimumin për to, në bazë të rregullave e normave pedagogjike të vendosura nga ministria, e për ministrinë ne quhemi pedagogë, ndërsa për mësim dhënien mësues. Pedagogu nuk është gradë shkencore që ndryshon me titullin mësues, më duket se është e njejta gjë. Për cilësinë e studentëve fillestarë unë nuk kam patur asnjëherë pretendime dhe shpesh ‘torta është ndarë në thela’ sipas majmërisë së prindërve të nxënësve. Unë duke patur vullnetin që edhe nëse me kanë lënë thërrimet e tortës, puna ime cilësore (më falni për modestinë e tepruar) kanë qënë rezultatet e plotësimit të ëndrrave të nxënësve, që kanë vazhduar në Akademinë tonë dhe jashtë Shqipërie.
A kanë kolegët tuaj të njëjtën devotshmëri dhe pasion për mësimdhënien?
Asnjë nga kolegët nuk e do që studenti i tij të mos vazhdojë, por diku ngec edhe në kriteret e pranimit për studime të larta. Ndoshta gaboj nëse përdor termin që Jesusi u tha burrave që mbanin gurët në dorë për të vrarë Maria Magdalenën: “kush është pa mëkate të gjuaj gurin e parë”. Sepse theksova më lart se ndërgjegja e atyre që janë zhytur në këtë batak, është zero dhe doemos sot e pashë që nuk kishin një gur në dor, por kishin pronotuar vagona treni të mbushur me gurë diku nga gurorja më e afërt. Nëse dikush nuk gjakoset, nuk fiton asnjëherë drejtësia dhe ndershmëria. Nëse zgjodha të jem unë viktima, e bëra jo për të ndarë mitmarrjen korruptive të atyre që e kanë rrogë të pestë, por për t’u ardhur në ndihmë prindërve që nuk kan mundësi të paguajnë ekstra për fëmijët e tyre.
Ku qëndron diferenca juaj?
Specialistët gjithmonë kanë gjetur forma edhe kundër turmës e jo me kundër personit të parë që po e thotë këtë të vërtetë. Në ndërgjegjen time, nuk e kam shkuar as nëpër mend që nxënesit e mi të jenë të detyruar të bëjnë pagesa ekstra edhe pse kanë ndjekur mësim jashtë orës së tyre. Përkundrazi, u kam thënë dhe u them, hajdeni kur jeni pushim në klasë dhe dëgjoni edhe çfarë u them të tjerëve për profesionin. Çdo fjalë është mësim për ju. Filantropia dhe bamirësit për nxënesit e mi, po t’i përmendja në këtë artikull do të duken si të futesh në 1 tonelat me mjaltë, nje xhezve me helm. Mjalta sa do sasi nuk do shpëtojë të helmuarit nga helmi.
Kishit dëshirë të tregonit paskrupullsitë me emra ekzaktë?
Më kërkuan me emra konkretë, por un u lashë kohë të vetvriten, pasi emrat do i shkruajnë me mendjelehtësi sipas rëndesës që mbajn mbi shpatulla. U bëj thirrje me këtë artikull të dytë, se do dëshiroja që prindërit open mind, ose që duan të godasin këtë fenomen, të ngrihen e të thonë qëndron apo jo?
Nëse merret masë ndaj juaj, çfarë hapi do të ndërmerrni?
Dhe nëse inkuizicioni e shtabi merr masa ndaj meje, sa te jenë gjallë do ta kenë peng. Do pranoja çdo pasoj nga prindërit dhe nxënësit që kam dhe kam kaluar vite me ta. Nëse unë kam shfaqur qoftë edhe një herë paftyrësi, ti ngarkoj me para për orët private. Për mua ka qenë kënaqësi dhe stimë pozitive që nesër nxënësit kurdoherë, herët a vonë të mos ma zënë kokën me derë, e t’u jem borxh për atë që s’më takon, që është mitmarrja./zjarr tv/