Çaj me kurkuma dhe xhinxher për problemet e infeksioneve dhe dhimbjeve artikolare
Shpesh është shkruar mbi vetitë e erëzave për mirëqënien në organizmin tonë. Në shekuj erëzat janë përdorur jo vetëm në kuzhinë, për t’i dhënë shije ushqimeve, por edhe si erëza medicinale. Kurkuma dhe xhinxheri janë disa nga alternativat që mund të zgjedhim për problemet e infeksioneve dhe dhimbjeve artikolare.
Xhinxheri është një erëz kundër infeksioneve pa asnjë efekt anësor, siç kanë ibuprofeni apo aspirina. Një studim i publikuar në vitin 2012 tregon se kurkuma mund të përdoret si një alternativë për të luftuar problemet e lidhura me artritet e gjunjëve. Janë studime të ndryshme që tregojnë se artrozat dhe artritet reumatizmale, kondicionohet nga substanca që gjenden në këtë erëz.
Disa individë vullnetarë kanë marrë pjesë në një test, ata kanë regjistruar reduktimin progresiv të dhimbjeve dhe përmirësim të lëvizjeve por edhe reduktimin e fryrjeve.
Vetitë e xhinxherit dhe kurkumës janë të ndryshme dhe natyrisht nuk kufizohen vetëm me këto që thamë. Xhinxheri për shembull favorizon edhe tretjen, lehtëson ndjenjën e vjelljes, edhe e shkaktuar nga udhëtimi, lehtëson simptomat më të zakonshme të patologjive të rrugëve të frymëmarrjes etj.
Kurkuma është edhe një imunostimulues dhe rregullues i problemeve të hepatit apo problemeve që krijojnë grurët në veshka.
Të shohim atëherë si mund të përdoret më mirë fuqia e këtyre erëzave, për shëndetin tonë.
Ja si të përgatisim një çaj të mirë me bazë xhinxher dhe kurkuma.
– 1 filxhan ujë
– 1 lugë kurkuma pluhur
– 1 copë rrënjë xhinxher
– pak mjaltë për ta ëmbëlsuar
– 1 fetë limon
Ja si do të proçedohet për përgatitjen e çajit
Si fillim hidhni ujë në një tenxhere dhe valojeni. Shtoni përbërësit dhe zijini në zjarr të ulët për 10 minuta.
Filtrojini të gjitha, ëmbëlsojeni, shtoni një copë limon dhe pijeni si një çaj kundër infeksioneve. Përdoreni në ditët kur keni dhimbje dhe debulesë, probleme virale si dhe për dhimjet artikolare. Por do kemi parasysh se ky çaj nuk ka efekte anësore, por mund të interferojë në efektet e ilaçeve që mund të jeni duke përdorur.
Turmerik gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.