Ylli Manjani: Vesi del me shpirtin, por vesveseliu mbetet në pushtet
Jam krejt dakort me shprehjen “vesi del me shpirtin”, të cilën Rama e përdor teksa merret me veset e Saliut që pret të dalin bashkë me shpirtin e tij.
Është e vërtetë: vesi del me shpirtin!
Ndaj duhet të presim pak deri sa të dalë shpirti i veseve të blerjes së votave; ndarjes së pushtetit politik me halabakë e kriminelë; talljes së menderes me popullin e vet; mbylljes së gojës kundërshtarëve dhe kritikëve; vjedhjes masive të pasurisë publike; mashtrimit të njerëzve për çdo gjë; mallosjes; të nxjerrjes së allateve në publik; shitjes së trojeve shtetërore për pushtet politik; etj, etj, etj…
Janë shtuar shumë veset, por vesveseliu mbetet në pushtet!
Please follow and like us: