Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Vafshi në djall, jo në burg!

 

 

 

Nëse do e kishte bërë im vëlla, do e kisha vrarë me duart e mia.

E kam me ata 8 përbindëshat e shoqërisë sonë. Lexoj dhe rilexoj çdo lajm në lidhje me ta dhe nuk ma kap truri fare gjithë këtë makabritet.

Nuk e kam vetëm me ata të 8, por me të gjithë ata, që e lejuan vuajtjen e asaj minoreneje të vazhdonte deri në këtë pikë.

Mallkuar ata plehra police, që e fshehën denoncimin dhe nuk u morën me ata plehra adoleshentë. A keni vajza ju, qënie të pështira njerëzore? Apo policë hesapi, shiteni për 5000 lekë të vjetra?! Si nuk ju vjen turp një herë?! Si mund t’i dilni para vajzave tuaja, ndërkohë që shoqen e tyre e latë të jetë pre e një përdhunimi?! A nuk është detyra juaj të na mbroni, o maskarenj?!

Mallkuar ata prindër, që kanë rritur ato 8 mostra, që i kanë edukuar në këte fare feje. Mallkuar e në djall vafshi! Çfarë mostrash keni rritur?! A e dini çfarë fëmijësh keni?!

Turp për këdo që ka pas gisht në gjithë këtë dramë kaq të dhimbshme, prej të cilës të dhemb edhe shpirti, qoftë nga imagjinata.

Edhe unë kam një vëlla, por nëse do e bënte diçka të tillë do e vrisja me duart e mia. Kam dhe një motër të vogël, por nëse do i ndodhte diçka e tillë, do i masakroja një për një të gjithë ata mortje.

Nuk ma kap truri akoma gjithë këtë masakër e inati më ka mbërthyer të gjithë qënien. Vafshi në djall, jo në burg!

Please follow and like us: