Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti Alexandru Ioan Cuza heton doktoraturën e Ballës, në Shqipëri asnjë hap për plagjiaturat dhe udhëheqësit e tyre

Në një email  dërguar  Exit.al,  Universiteti Alexandru Ioan Cuza University, në Iasi të Rumanisë ka konfirmuar se po heton zyrtarisht plagjiaturën e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Balla akuzohet se ka kopjuar pjesë të tëra të doktoraturës ‘Politikëbërja në BE: Arritjet, Sfidat dhe Propozimet për Reformë’, kryer nga Andrea Renda ,për Qendrën për Studime Politike Evropiane në Bruksel.Këtë studim, deputeti Balla e përdori për disertacionin e tij të vitit 2015 ‘Reforma e Sistemit të Vendimmarrjes në Bashkimin Evropian’, për të cilin mori vlerësimin më të lartë. Balla është një nga disa zyrtarët e lartë të PS, i cili  u zbulua se kishte kopjuar  për të fituar titullin akademik. Në email-in e saj, Lidia Bourceanu e Departamentit të Marketingut në Universitetin Alexandru Ioan Cuza, deklaroi:

“Meqenëse institucioni ynë i arsimit të lartë mbështet fuqishëm të gjitha procedurat dhe politikat që synojnë shkurajimin e të gjitha formave të vjedhjes intelektuale, në çfarëdo rrethanë, e shohim si shumë shqetësuese çështjen e sjellë në vëmendjen tonë. Mesazhi juaj është regjistruar (me numër UAIC 1947/04.02.2019) dhe do t’i kalohet Komisionit të Etikës, me qëllim analizimin me rigorozitetin dhe profesionalizmin maksimal”.

 

Por ajo që bën përshtypje është Shqipëria, janë denoncuar disa plagjiatur politikanësh dhe jo vetëm, si edhe udhëheqësit e tyre me emër e mbiemër, por nuk është hedhur asnjë hap. Kjo gjë natyrisht nuk mund t’i kërkohet qeverisë shqipatre apo ministrisë se Arsimit pasi në rastin më të keq do të ndëshkojë profesorët që i quan kundërshtarë politikë, por senati i universiteteve apo një Komision Etike mund ta bënte këtë gjë kur me plagjiaturat është qelbur fare.

Please follow and like us: