Albspirit

Media/News/Publishing

Kejsi Tola prezanton motrën Kamila

Kush ka motra e kupton këtë urim ditëlindjeje të Kejsit për motrën e vet, Kamilën. Ato që kanë motra e kuptojnë rëndësinë që ka në jetë një nënë e dytë. Për Kejsin, Kamila është arsyeja e buzëqeshjes së saj. Në ditën e veçantë të ditëlindjes, Kejsi ka këtë mesazh për të motrën e vogël.

“Nëse ka një arsye që zemra del vendit me gjithë forcën e saj, je ti. Nëse ka një arsye që buzëqeshja merr kuptim, prap je ti. Nëse do bëja çdo gjë pa arsyetuar do e bëja vetëm nëse është për TY. Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël”,-shkruan Kejsi në postimin në Instastory.

Mirëpo, përveç urimit mjaft të bukur që Kejsi ka për Kamilën, ajo çfarë vihet re nga fotoja është ngjashmëria e madhe mes dy motrave. Nuk arrihet të dallohet se cila është Kejsi dhe cila është Kamila./revista class/

Please follow and like us: