Albspirit

Media/News/Publishing

“Argati” që negocion ndarjen e Kosovës me Beogradin

Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi është një nga temat më të nxehta të momentit, pasi shumë aludime për shkëmbime të mundshme territoresh po qarkullojnë. Duket se edhe politika shqiptare është ndarë në klane porsa i përket kësaj çështje, me ish-kryeministrin Sali Berisha që është rreshtuar kundër ndarjes së Kosovës.

Në emisionin “Tempora”, Berisha ka mbrojtur qëndrimin e tij kundër marrëveshjes së cilësuar si “pakti Thaçi-Vuçic”, duke sulmuar ashpër Presidentin e Kosovës të cilin e ka quajtur kryeargati i Beogradit.

“E vërteta është që nuk kam pranuar asnjë lloj ndarje të territorit të Kosovës. Unë konsideroj territore shqiptare çdo centimetër të atij territori dhe qindra kilometra territore jashtë. Argatët e Beogradit në Prishtinë dhe në Tiranë japin nga mëngjesi deri në darkë versionin e Beogradit. Këtu kam një takim të zhvilluar më 31 korrik të vitit 2011 me kryeministrin e Kosovës në Tiranë. Radio Evropa e Lirë e ka marrë nga faqja e Hashim Thaçit. Në fund të njoftimit thuhet se çdo tendencë për të hapu “çdo tendencë për të rihapur çështjen e ndryshimit të kufijve nënkupton pasoja dhe ndryshim të kufijve në tërë rajonin. Ky argat vetëm një javë përpara u tha shqiptarëve se përkundrazi me marrëveshjen me Serbinë, me këto mbyllet Kutia e Pandorës. Më 2011 hapej Kutia e Pandorës. Këta flasin që nga mëngjesi deri në darkë vetëm variantin e Beogradit”, tha Berisha për qëndrimin e Thaçit.

Ish shefi i qeverisë ka thënë gjithashtu se ndërmjetësuesi i marrëveshjes, të cilën e mbështet edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, është analisti Baton Haxhiu i lidhur me qarqet e spiunëve serbë. Sipas Berishës, ky i fundi është në nivel argati, por ka fuqi të imponojë vendime te Thaçi dhe Rama.

“Batoni është njeri i vjetër dhe i regjur i përgjimeve. Ai e urdhëron atë për çdo gjë. Batoni është ndërmjetësi ndërmjet tyre. Albin Kurti u tha shqiptarëve një gjë që në Kosovë e dinë në mënyrë absolute. Njerëzit kanë memorie kur Milloshi e thirri në Hagë dhe i tha se ti ke bashkëpunuar me Stanishicit. Ky njeri merr funksion kryesor ndërlidhës midis Edvinit dhe Vuçiçit.  Ky është një racist i pështirë. Ata duhet të hanë çokollata që pranë tyre është flamuri serb. Ky është miku i ngushtë i Edi Ramës”, deklaroi ish kreu i ekzekutivit.

Please follow and like us: