Albspirit

Media/News/Publishing

49 emra, lista e regjimit në verën ’90-të: Kush u fut në ambasada nga Artet dhe Kultura

Në valën e hapjes së ambasadave, në verën e vitit 1990, i gjithë regjimi ishte vënë në alarm për të zbuluar se kush kishte hyrë në përfaqësitë e huaja në Tiranë, me synimin për t’u larguar nga Shqipëria. Nga Komiteti Qendror i PPSH-së iu ishte shpërndarë një urdhër gjithë institucioneve shtetërore për të bërë një skaner e për të hartuar listat e të larguarve. Në këtë valë aksioni, edhe në institucionet e  Kulturës dhe Arteve ishte bërë një kërkim i hollësishëm ku ishin hartuar listat me “guximtarët”, apo ndryshe tradhëtarët e atdheut. Drejtori i Kuadrit në  Komitetin e Kulturës dhe Arteve, Gjik Kurtiqi, ishte njeriu që përgatiste këtë listë duke vënë në skaner gjithë institucionet vartëse të kulturës dhe arteve të asaj kohe. 

Ja informacioni i përgatitur për Komitetin Qendror:

Informacion 

Sipas porosisë së dhënë verifikuam edhe një herë gjendjen në institucionet, ndërmarrjet e sistemit të kulturës dhe të arteve. Nga verifikimi del se janë futur në ambasadat e huaja 49 punëtorë e nëpunës, katër prej të cilëve me gjithë familjet e tyre.

TOB, dy vetë

  1. Marketin Kola, korist me arsim të mesëm
  2. Armand Aga, elektriçist me arsim të mesëm.

Cirku: 5 vetë, të pestë akrobatë

  1. Artur Paskali
  2. Shpend Kurti
  3. Arjan Stoja
  4. Edmond Garuli
  5. Silvana Dibra

Instituti i Monumenteve, 4 vetë

  1. Avni Delvina, skicograf, me arsim të mesëm
  2. Servet Frashëri, mekanik
  3. Ilir Baze, mekanik
  4. Skënder Ibro, punëtor

Kinostudio, 4 vetë

  1. Diana Hoxha, piktore, me arsim të mesëm
  2. Armand Xhuli, as/regjisor
  3. Shpëtim Manxhelaku, shef furnizimi
  4. Ilir Demalia, magazinier

Teatri Popullor, 1 vetë

  1. Gjergj Gjika, aktor

Teatri i Kukullave, 1 vetë

  1. Eva Pëllumbu, aktore, me gjithë vajzën

Kombinati Poligrafik, 31 vetë

  1. Osman Terazini, punëtor
  2. Luan Arapi, punëtor
  3. Ilir Halo, punëtor
  4. Ilir Koto, punëtor
  5. Luiza Plaku, punëtor
  6. Bashkim Hoxha, punëtor
  7. Faik Duro
  8. Alma Jegeni
  9. Avni Aliko, korrektor
  10. Afërdita Kuke, korrektore, me arsim të lartë
  11. Arben Sala, punëtor
  12. Hektor Hodoraj, punëtor
  13. Genc Gjoka, punëtor
  14. Skënder Vulka
  15. Skënder Shurdha
  16. Lindita Gjeloshi
  17. Eduart Gjora
  18. Nexhmije Thëllënxa

Shtypshkronja “Mihal Duri”

  1. Alfred Luka, punëtor, me gjithë familje
  2. Sotiraq Capi, Punëtor, me gjithë familje
  3. Bujar Dushku, punëtor
  4. Hektor Boga
  5. Dashamir Koçi
  6. Afërdita Reçi
  7. Emilian Holi
  8. Elmas Rada, me familje

Shtypshkronja “8 Nëntori”

  1. Ilir Muça

Dispencat

  1. Ilir Preza

Drejtoria Qendrore e Poligrafisë

  1. Ramadan Dushku

Shtypshkronja “Bashkimi”

  1. Agron Bici

Ndërmarrja e Librit

  1. Robert Maçi, shofer

 Shtëpia qendrore e krijimtarisë Popullore

  1. Sokol Çelia, shofer

Siç mund të vihet re, emri më i njohur është Armand Xhuli, nga ish-Kinostudio, i cili ka punuar si asistent regjisor në vitet ’80-të. Xhuli, një ndër personazhet e njohur të jetës bulevardeske tiranase, jetoi për shumë vite në Itali, për t’u kthyer më pas sërish në Tiranë ku vijon të jetojë dhe çuditërisht i padashuruar me emigracionin.

Please follow and like us: