Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet ambasadës amerikane
Edhe pas mbledhjes së Kryesisë, PD nuk ka ndryshuar qëndrim. Ajo është e vendosur të djegë mandatet e deputetëve të fituara nga zgjedhjet e vitit 2017. Kryetari Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e bërë nga ambasada e SHBA-së, që i bënte thirrje deputetëve të mos i digjnin mandatet pasi minohej demokracia. Basha u përgjigj duke cituar një shprehje të ish-Presidentit të SHBA-ve Abraham Lincoln.
“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe”,- tha Basha.