Gjirokastritët i bllokojnë rrugën Ramës: S’je më kryeministër, ke ikur me të shumtët
Pas banorëve të Lezhës, edhe në Gjirokastër qytetarët i kanë bllokuar rrugën eskortës së Edi Ramës. Një grup banorësh, mes tyre edhe mbështetës të opozitës, kanë dalë në rrugë në hyrje të qytetit të Gjirokastrës me pankarta në duar kundër Ramës dhe qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij. “Vendet e punës po blihen me lekë. Qeveria na ka braktisur. Rama duhet të japë dorëheqjen sa më parë”, thanë banorët të irrituar. Megjithë bllokimin e rrugëve, Rama mbërriti në Gjirokastër duke ndjekur një segment dytësor në hyrje të qytetit. Kryeministri kishte planifikuar sot në qytetin e gurtë një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Eqerem Çabej” si dhe me banorët në kuadër të dialogut “Bashkia që duam”.
Please follow and like us: