Albspirit

Media/News/Publishing

PD përjashton Myslim Murrizin nga radhët e saj

Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë e saj për të diskutuar 3 pika kyçe. Pika e parë ka qenë se çfarë aksioni politik do të merret tashmë që janë dorëzuar mandatet opozitare. Basha në këtë mbledhje ka kërkuar që situatës aktuale politike, PD t’i përgjigjet me protesta, por edhe me dhënie të alternativës ndaj qytetarëve.

“Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”, mësohet të ketë thënë Basha.

Tjetër pikë ka qenë ajo për ngritjen e Shtabeve të Punës. Ndërkaq, një pikë e tretë duket interesante. Kryesia e PD ka vendosur si pikë të saj përjashtimin nga partia të Myslim Murrizit, për shkak se ky i fundit nuk ndoqi “shembullin” e deputetëve të tjerë opozitarë për të djegur mandatet. Murrizi ende nuk e ka djegur mandatin e deputetit, siç vepruan deputetët e PD, drejtuar nga Basha.

Please follow and like us: