Stilistja e ndershme shkon për të rregulluar gjoksin, përdhunohet nga anestezisti
Nuk ndihej më rehat me gjoksin e saj, kështu që vendosi t’i nënshtrohej një kirurgjie plastike në duart e profesionistëve. E dinte që në zgjim nga anestezia do të ndjente dhimbje, por nuk e kishte menduar se do gjendje përballë një mjeku anestezist që abuzonte me të.
Është kjo historia e tmerrshme e dhunës, me të cilën u përballë 33-vjeçarja Erika Bykova, një stiliste ruse, e cila vendosi të flasë publikisht për rastin me synim ndëshkimin e mjekut, Yury Chernikov 60 vjeç.
“E kisha parë para ndërhyrjes. Erdhi në repartin tim për të folur për rezultatet e kontrolleve përgatitore. Pas operacionit dëgjova një zë që më thoshte, ‘Vajzë, do shkojë çdo gjë mirë’. Kuptova që ishte zëri i tij, hapa sytë dhe pashë që po më prekte. Isha e pafuqishme, por në atë moment kuptova çdo gjë. Tentova ta shtyja tutje, por nuk kisha fuqi. Nuk isha në gjendje as të kërkoja ndihmë”, tregon e reja.
Vetë mjeku një ditë pas përdhunimit, u paraqit para saj me një kuti me çokollata dhe me një “pilulë 24 orëshe”, duke e ftuar që të mos e denonconte. Po ashtu i ofroi para dhe trajtim tek mjeku më i mirë gjinekolog që njihte. Por vajza refuzoi dhe e denoncoi.
Kështu, mjeku u detyrua që të pranojë raportin seksual, por u justifikua duke thënë se gjithçka ishte me konsensus. Një teori të cilën gjyqtarët e Samara në Rusi, nuk e besuan, duke e dënuar këtë të hënë me 3 vite e dy muaj burg si dhe një dëmshpërblim ndaj viktimës prej afro 15 mijë euro. Vajza e abuzuar e cilëson vendimin si një fitore personale por edhe si fitore të të gjithë femrave të abuzuara.
Sipas 33-vjeçares e cila është e martuar dhe me fëmijë, në Rusi janë të shumtë femrat që nuk denoncojnë abuzimet seksuale, për shkak të frikës së paragjykimeve.