Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarja nga Maqedonia, Vigjilenca Abazi boton libër për Universitetin e Oxfordit

 

Një shqiptare nga Maqedonia ka botuar një libër për Universitetin e Oxfordit. Përveç të tjerash 27-vjeçarja, Vigjilenca Abazi ka një CV të shkëlqyer në fushën akademike.

Ajo përveçse anëtare e “Emile Noel” në Fakultetin Juridik në New York është edhe asistente ne Universitetitn e Mastrihit. Shqiptarja ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian, si dhe pjesë e stafit që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.

Ajo aktualisht është antare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe një libër të botuar për Universitetin e Oxfordit, “Sekretet zyrtare dhe mbikqyrja në BE”.

Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez.

Please follow and like us: