Albspirit

Media/News/Publishing

Knut Fleckenstein: Krizën politike zgjidheni vetë

Përfaqësuesit e Parlamentit Europian kanë deklaruar se nuk do të ndërmjetësojnë krizën politike në Tiranë. Në një konferencë për shtyp treshja europiane ka vlerësuar se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet e vitit 2017 ishin të rregullta. “Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t’i zgjidhë vet ë problemet e veta. Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit.
Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri-tjetrin”,
tha raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.  Ky është qëndrimi i PE-së, çka do të thotë se opozitës së tanishme do t’i duhet të lëvizë drejt kancelarive kryesore për të qartësuar pozicionin dhe arsyet e veta. Në çdo rast, forca e saj mbeten protestat. Parlamenti mund të jetë legjitim, zgjedhjet po ashtu të rregullta, por Shqipëria nuk është në normalitet.

Please follow and like us: