Nora Malaj: Për të gjithë gjyshërit që nuk meritojnë këtë fat nga nipërit e tyre!
Lajmi makabër sot, që tronditi çdo familje shqiptare, është vrasja e gjyshit nga nipi! Më shumë se tragjedi! Është dhimbja që të shakton fenomeni që po kthehet në një gjendje tashmë të zakonshme si për atë që i ndodh ngarja dhe për ata që dëgjuan ngarjen po nuk kanë kohë të merren me të se sot Shqipëria shtëpisë sonë i janë tundur themelet e demokracisë! As më pak e as më shumë sot drama familjare është berë kryefjalë e ditës. Dje tërë mediat londineze bënë lajmin e ditës shqiptarin që me thikë kërcenonte gruan dhe fotot e tij u bënë virale në tregun mediatikë. E pra askush nuk do t’i shohi të vërtetat që sot po ndodhin si në Shqipëri dhe jashtë saj, po në familjet shqiptare. Cilat janë arsyet? Ato janë shumë po arsyeja e parë dhe kryesore është se pas kanabizimit dhe përdorimit të drograve në shkolla, shumë shpejt dramat familjare do të shtohen e viktimat e tyre do të jenë gratë, fëmijtë, gjyshërit dhe vetë shoqëria. Kur ky mort të bjeri si hije në shtëpitë e shqiptarëve, atëherë duhet të themi se kombi është në rrezik për ekzistencën e tij. Uroj të mos kemi këtë fat e të mos i bjeri askujt kjo mynxyrë në shtëpi . Zoti të na ruaj!