Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

 

 

Pasion i fshehur

 

Ti pasioni im i fshehur nën miliona yje

Nën buzët e mia prush ndezur.

Pasioni im që kam një jetë fshehur.

Nuk mundem më, fuqishëm je rindezur.

 

Ti pasioni im i fshehur nën miliona yje

Gërshetuar me mijëra fije te padukshme dashuri

U mundova të të zotëroja brenda zemrës

Por sa e pe atë, shpërtheve me furi.

 

Pasioni im i fshehur nën yje

Që për kaq kohë as hëna s’e kish kuptuar

Fikeshe e ndizeshe si vetë yjet e qiellit.

Nga zemra dashuri që të kish pushtuar.

 

Shpirt zambak

 

Shpirti im tej mbushur me zambakë të bardhë

Si 7 liqenet e Lurës më duket sot.

Unë lundroj në të si nimfë në përrallë.

Si ky shpirt kristal pastërtie nuk gjej dot.

 

E ndërsa luaja me zambakët e bardhë.

Befas u shfaqe ti, çmenduria ime.

E trullose shpirt, trup e zemër.

E dalldise ti gjithë qënien time.

 

Në çast zambakët seç u mbyllën.

Liqeni i shpirtit papritmas u tha.

Kur mora vesh tradhtinë mbas shpine.

Nuk kishte më Lurë, por vetem liqene vaj.

 

 

Të mbetesh njeri

 

Në këtë botë të çmendur lajkatare.

Të mbetesh njeri qenka e vështirë.

Duhet të përshtatesh me zemra tinzare.

Të shtrëngosh duar dhe kur s’ke dëshirë.

 

Të mbetesh njeri me vlera

Në një botë kazan mbeturinash

Po mos duash prapë të përziejnë.

Njerëz hipokritë, shpirt qelbësinash.

 

Pas kujt ta kapësh veten???

Kokën nuk ke ku e mbështet.

Kudo ku mund të hedhësh sytë.

Sheh servila, njerëz pa dinjitet.

 

Të mbetesh njeri në këtë botë.

Një xhungël me kafshë njerëzore.

Është pothuajse e pamundur.

Vetëm shpirtin tënd kap për dore.

 

Ne edukojmë me fjalën

E bukur fillojmë e gërshetojmë

Por kjo botë e verbër e shurdhët

As nuk sheh, as nuk dëgjon.

 

Më mungon!

 

E ndjej se më mungon shumë.

Kur të tjerët shoh në përqafim.

Kur dy zemra shkrihen në buzëqeshje .

Kur thërrasin njeri tjetrin: dashuri.

 

E ndjej që më mungon shumë

Dhe pse në mendje më ke, në mendje të kam.

Më mungon tmerrësisht shumë.

Dhe pse përgjithnjë imi je e jotja jam.

 

Por kjo largësi qoftë mallkuar.

Trup e shpirt tretu si qiri.

E ndjej se më mungon shumë.

Nuk kam njē jetë tjetër për dashuri.

 

Prandaj kthehu ti, më përqafo.

Kam nevojē për krahët e tua.

Kjo largësi po më thërmon.

Më tepër se ajri më mungon.

 

Tre

 

Në shtratin tonë gjithmonë ishim tre

Unē, ti dhe i pafajshmi loti im

Në shtratin tonë gjithmonë tre

Unë, ti dhe dhimbja deri në agim.

 

Në ritmin e ditës vraponim të dy.

Ti nē rrugën tënde unë në timen.

Në darkë shtriheshim sërish të tre.

Ti, unë dhe pērherë dhimbja ime.

 

Si nuk m’u nda njëherë loti.

Kur ngrihesha në mëngjes.

Sytë si varre të hapura nga dhimbja.

Tretur nga lotët nga mbrëmja në mëngjes.

Please follow and like us: