Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: E DI NJË VETËSHËRBIM

 

E di një vetëshërbim
me fustane fluturash,
këpucë mollëkuqesh,
këmisha të kanjushave,
me xhinse manushaqesh…

Kur dielli vë kapelën
hapet derë e tij.

Vajzukët mund të blejnë
vetëm me përqafime.