Cikël poetik nga Katiola Karoli
Ti je…
Ti je fitorja dhe disfata ime
Mendimi i skëtershëm, deti me zhgënjime
Ti je i pari mendim me rrezet e diellit
I fundit mendim në ndezjen e qiellit.
Ti je pasion i fuqishëm
Je ëndërr në një jete të pajetuar.
Je imazh mistik dhe i magjishëm
Dhe shpërthim ndjenjash, shfrenuar.
Rilindur
Qerpiku e shkundi dhe lotin e fundit.
Atë lot kristal derdhur për ty.
Sytë kthjelluar si liqene karstike.
Filluan të shikonin jetën sērish.
Dielli ishte atje ku e kish lënë ajo.
Ndriçonte po aq bukur si dikur.
Kaltërsia e qiellit, e blerta e fushës.
Gjithë natyrēs i kish rënë tjetër nur.
Kishte kaq kohë që nuk ndiente pranverë
Mbas një dimri të egër, acar shpirti
Flaku tej dhimbjen dhe lotēt
Dhe nga shpirti i saj rilindi.
Zemra filloi të lëshojē sythe.
Si manushaqe pranvere në lulëzim.
shpirti në flladin e prillit.
Kudo përhapej aromë dashuri.
Vendosi të rilindë një zemër.
Një zemër vdekur për së gjalli.
Për të shijuar këtë rilindje.
Çdo i vdekur do të ngrihej nga varri.
Qerpikēt e dendur si pishë.
Sytë e thellë si deti blu.
Filluan të qeshin ëmbël.
Të ndrinin si yje, si dikur.
Buzët e plasura, si tokë shkretëtirë.
Filluan të marrin ngjyrë trēndafili.
Rilindi një zemër, kohë e vdekur.
Një feniks u ringjall nga hiri.
Përjetësisht të dua
Përjetësisht të dua
Duke shijuar buzët e tua
Daëengadalë si një vere 100-vjeçare
Mbas çdo puthje nektar
Në shpirt ndizeshin mijëra zjarre.
Duke shijuar buzët e tua
Nën dritherimat e rrahjet e zemrës
Shikoja imazhin tim tek syte e tua
Nën përplasjen e flatrëve të shpirtit
Pëshpërisja: Përjetësisht të dua…