Dialogu me Serbinë, Ramush Haradinaj: Nuk toleroj provokime!
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se nuk do të lejojë asnjë provokim nga ana e Serbisë. Hardinaj ka theksuar do të marrë masat e nevojshme për të treguar në këtë mënyrë se dhe Kosova mund të përballet vetë me problemet e saj. Përsa i përketë Samitit të Berlinit, kryeministri i Kosovës tha se nuk pret asgjë të re dhe se aty do të përsëriten qëndrimet e të dyja palëve, pa pasur ndryshime. “Do të marrim masa, nuk po paragjykoj çfarë masash, po edhe na dimë me ia dalë vetë. Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar, shpresoj që atje të jemi më unifikues”,-tha Haradinaj. Po ashtu, Haradinaj ka komentuar dhe qëndrimet e protestës së Lëvizjes Vetëvendosja kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke i cilësuar ato si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.