Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Vetmi 

Ndanë vatrës ngrys e gëdhij,
Gjerb pak afsh nëpër kongjij.

Gjerb… po shpirti më ka ftohmë.
Mbledhur dimri në një dhomë.

U bë vonë, po rri të pres.
T’u ftoh filxhan’ i kafesë.

…S’ndihet frymë e s’ndihet zë.
Duket s’do të shoh dot më.

T’u tha buza që s’më the,
Kur vendose për Atje.

Që Atje… më ndjek në hije
Syri i ftohtë i një frengjie.

Përtej saj, një dritë e mekur
Regëtin as gjallë, as vdekur.

S’të gjej dot, veç nëpër net,
Kur te xhami më troket.

Vjen më josh e më këndell.
Gjer në shpirt të ndiej thellë.

Pastaj zhdukesh nëpër terr,
As më lë e as më merr.

Fotografia e Ibrahim Vasjari

 

Please follow and like us: