Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Pulaj, vargje poetike në shqip dhe italisht

Image result for ylberi

Ylber ëndrre

Re e varur. E fryrë nga heshtja.

Me vite pret…më shumë se një shekull.

Por as në planet e as në univers

asnjë nuk mund të të dhurojë: FJALEN.

Si ty nuk fle. Lëviz zemra e saj. Rebele.

Askush nuk e mëson. E nuk vdes. E provuar.

 

Arcobaleno di sogno

Nuvola sospesa. Gonfiata dal silenzio.

Per anni aspetti…più di un secolo.

Ma né il pianeta né l’universo

può regalarti: LA PAROLA.

Come te non dorme. Si muove il suo cuore. Ribele.

Nessuno le da lezioni. E’ provata. Non muore.

 

———————————————————————————

Image result for qielli

Rrahjet

 E qeshnin. E qanin. Në dridhje reale. Të gjorat!

Dehur nga britma e teoremës së zerove:

i përflaktë, ekuacioni i bekuar!

Kthyer ne luleshqerra.

Puthur

vetëm nga drita e agimit.

Shfaqej e zhdukej

nga mjegulla e kohës

një varg i zemruar…

Kaltërsia

shtrëngohej në gji, e rrëmbyer

për qiej të largët.

 

Kishte ardhë pranvera.

 

I battiti

E sorridevano. E piangevano. Al vibrazione reale. Poveretti!

Ubriachi dal urlo del teorema degli zeri:

ardita, equazione beata!

Si facevano margherite.

Baciate solo dalla luce dell’alba.

Appariva e sfuggiva

dalla nebbia del tempo

un verso arrabbiato…

L’azzurro si stringeva nel petto, rapito

verso i cieli lontani. Invisibili.

 

Era venuta la primavera.

—————————————————————-

Image result for puthje bambini

Puthjet fluturuese

Hapat e tua. Të vogla.

Me fluturimin e dallëndysheve bashkuar.

Drite e ngrohtësie. Dehur.

Në një shikim të kaltër -gjelbërosh,

flakërime e butësie. Zhytur.

 

Fëmijë dashurie. Mbi një shteg spiraleje.

 

Unë: Gjyshja më e marrë në botë.

Nga një shikim nate i argjendtë. Fshehur.

 

Me miliarda sy, të rinj e ndriçues, do të vrapoja.

E puthje. Fluturuese. Do t’i dërgoja.

Vallëzimit tënd të gjatë.

Poshtë një veshje të bardhë. Qumështore.

 

I baci volanti

I tuoi passi. Piccoli.

Uniti al volo delle rondinelle.

Di luce e calore. Ebbri.

In uno sguardo verdeazzurro

di ardore e tenerezza. Immersi.

 

Figli d’amore. Su un sentiero a spirale.

 

Io: La nonna più pazza del mondo.

Da un argenteo sguardo notturno. Nascosta.

 

Correrei con miliardi di occhi giovani e brillanti.

E manderei. I baci. Volanti.

Alla tua lunga danza.

Sotto la veste bianco. Lattea.

———————————————————————

Image result for eklipsi i henes

Rrënjë

Vargje. Rrënjë.

Nga vetvetja fshehur. Në ëndrra hëne.

Derisa një puthje e ëmbël t’i zbulojë: Ngjyrë agimi.

Kalëruar. Arratisur. Shqyejnë zemrën.

Koha: Një marrje fryme, heshtje e çmendur.

 

Radici

Versi. Radici.

Da se stesse nascoste. Nei sogni lunari.

Finchè un dolce bacio le scopra: Nolore d’alba.

Cavalcate. Fuggiasche. Strappano il cuore.

Il tempo: Un respiro, silenzio matto.

 

—————————————————————————-

Image result for Ladro d’amore

Hajdut  dashurie

Tinguj dhe forma të shqyera.

Detyruar

të marshonin të lumtur

poshtë një dielli

balte të purpurt.

I shikimit të tij

kafshimi:

lotët e tyre të tharë

e trishtimi endacak.

Mbi qerpik të rrugës

fshehur

nga sytë e gurëve.

Mbi asnjë përrua

nuk mund të rridhte

frika tmerruese.

Inatit të tyre ishte

ngjitur.

Si dritë balte.

Për t’i rrëmbyer jetën.

Ndërsa

gjurma e tyre e trupit

si një skelet hekuri

do të duhej t’i duartrokiste

atij shkëlqimi

të hajdutit të dashurisë.

Që ndriçonte planetin.

 

Ladro d’amore

Suoni e forme spezzate.

Obbligati

a marciare felici

sotto un sole

di fango scarlatto.

Del suo sguardo

il morso:

le loro lacrime inaridite

e la tristezza errante.

Sul ciglio della strada

nascosta

dagli occhi dei sassi.

Su nessun ruscello poteva scorrere

la terrorizzante paura.

Al loro dispetto

era incollata.

Come luce di fango.

Per rubare la vita.

Mentre

l’impronta del loro corpo

come un’ossatura di ferro

doveva applaudire

quello splendore

di ladro d’amore.

Che illuminava il pianeta.

 

———————————————————————–

Image result for matrioshkat

Nuk kërkoj

Si matrioshkat që  shtrëngohen

nuk futet brenda një tjetri. Emri im.

 

Aty ku është nuk shtiret

se nuk është. Zemra.

 

E kufizuar drita ime.

Por në sytë e mi shkëlqen. E vetme.

 

Nuk përplasen. Nuk tërheqin. Duart e mia.

Thjesht në shpirt shkruajn ëndrrat. Të lira.

 

Nuk kërkoj. Më shumë derdhem.

E mbas një reje nuk pres, në qiell. Kurrë.

 

Non cerco

Come le matriosche che si stringono

non entra dentro un altro. Il mio nome.

 

Dove è non finge

di non essere il cuore.

 

Limitata la mia luce.

Ma nei miei occhi brilla. Da sola.

 

Non applaudono. Non tirano. Le mie mani.

Semplice nell’anima scrivono i sogni. Liberi.

 

Non cerco. Di più mi rovescio.

E dopo una nuvola non aspetto, nel cielo. Mai.

 

Fotografia e Mimoza Pulaj

Please follow and like us: