Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Katiola Karoli

Image result for zemer dashurie

Zemrën time

 

Ti zemrēn time mban peng.

A ndihesh i lumtur vallë?

Ty nuk të dhemb loti im.

As malli që më tret të gjallë.

 

Ti zemrën time mban peng.

Në djall, dhimbja e loti im!

Po nesër, o krijesë mostruoze,

Ç’përgjigje do i japësh ëngjëllit tim?

 

Ti zemrën time mban peng.

Vetëm mbas saj mund të mbahesh.

Do të vijë patjetër nesër një ditë…

Po zoti a do të t’i falë gjynahet?

 

Image result for zemer dashurie

Dielli ynë

 

Sytë e mi i freskuan të tuat puthje.

Siç çdo mëngjes më je pranë dashuri.

Buzët si gonxhe hapën petalet.

Sa ndjenë ëmbëlsinë qē iu fale ti.

 

Dielli mbret, hedh rrezet tek dritarja.

Të dy në çast shpërthyem ne në gaz.

Më kot po na ndriçon sot ky diell.

U bë shumë kohë, zemrat kemi në flakë.

 

Image result for zemer dashurie

Ti dhe unë

 

Ti zjarr vullkan ndjenjash.

Unë liqen ëmbëlsi dhe qetësi:

Nuk mund të bëhemi kurrë një.

Ndryshe jam unë, ndryshe je ti.

 

Ti përpin në flakë pasioni.

Unë vetëm bregun përkëdhel.

Ne të dy nuk mund të bëhemi një.

Ti dashuron furishëm, unë ëmbël si liqen.

Please follow and like us: