Nikos Kambas: LIQENI
Vallёzonin vashat mbrёmanёt ndёn krua,
lule tё brishta si e ujit shkumё,
oh! qё tё tёra i desha, e m’u kujtua,
se paskam vend nё zemёr pёr mё shumё.
Gjynahun tim e them, madje me bujё,
tё shkojё kjo bukuri e unё tё flё?!
Ja pra! unё ngjaj me tё liqenit ujё,
ç’ do gjё qё shkon njё gjurmё e lё mbi tё.
Liqeni veç qё vizaton gjithçka,
sa ikёn kjo edhe piktura shkon.
Pёrveç tё qiellit kaltёrsi q’ e mban
pёrherё mbi tё e kurrё nuk e largon.
Lёrmёni mua tё mё thonё tё marrё,
dhe ti moj mike gjithё inat mos rri.
Nё jam liqen, e pёr tё tёra i mbarё,
qielli mbi liqen je vetёm ti.
Shqipëroi Arqile Garo, nga libri “Pelegrin në ujëvarat e poezisë helene”.
Please follow and like us: