Cikël poetik nga Reshat Kripa
Dashuria ime
Dashuria ime porsi dallgë deti,
Porsi një shtërngatë, tufan dhe stuhi,
Dashuria ime shkundullim tërmeti,
Shkundullim tërmeti, të djeg, të bën hi.
Dashuria ime si një melodi,
Melodi e bukur, këngë e gëzuar,
Dashuria ime si një tragjedi,
Tragjedi e shpirtit, në mjerim thërmuar.
Dikur unë jetoja, kohë gënjeshtare,
Ku edhe Orfeu* nuk mund të këndonte,
Dikur unë jetoja, kohë mashtrimtare,
Ku edhe Feniksi ** s’ mund të fluturonte.
Shumë u mundova që të dashuroja,
Në kohë të tilla, mbushur plot furi,
Kjo furtunë e egër, kurrë nuk besoja,
Të më priste ëndrrën, plot me egërsi.
Porse përsëri, unë dashurova,
Nuk mund të jetoja dot pa dashuruar,
Me gaz edhe brengë, jetën e kalova,
Gëzim, uragan, mendje turbulluar.
Tani që dhe bora, mbi flokë ka rënë,
Tani që dhe këmbët, janë bërë tri,
Kujtoj atë fjalën, që dikush ka thënë:
Mos jetoni kurrë, kurrë pa dashuri!
Vlorë, qershor 1995.
* Këngëtar i mitologjisë greke.
** Zog përrallor që kur mbush moshën 500 vjeç bënë çerdhen, e shtron me bimë aromatike dhe vdes. Mbi hirin e tij, lind Feniksi i ri, i cili ushqehet po me bimë aromatike.
Dashuri e ndërprerë
Oh, sa shumë unë të desha,
O mojvajzë me sytëshkruar,
Një mal tëlartparandesha,
Qënandaudëshpëruar.
Nuk e di nësemëdoje,
Ashtu si të doja unë,
Lot nga sytë ti kulloje,
Dashuri shtypur me dhunë.
Ishim rritur të dy bashkë,
Që të vegjël, që fëmi,
U rritëm, u ndezëm flakë,
U lidhëm me dashuri.
Por kentaurët * e mallkuar,
Seç na shtypën dhe na ndanë
Zemrat na i sakatuan,
Lot nga sytë seç na ranë.
Larg ti shkove, nuk e di,
Larg u degdisa dhe unë,
Dhimbjen tonë s’e di njeri,
Këtë dhimbje që s’ka fund.
Tiranë, Shtator 2004.
* Qënie mitologjike, gjysëm njerëz dhe gjysëm kuaj, simbol të dhunës dhe çfrenimit.
Shiu
Shiu bie pa pushim,
Po pikon nga zemra ime,
Syt e tu plot me trishtim,
Zemra copë dhe thërrime.
Shiu bie pa pushim,
Bie ditë edhe natë,.
Oh, kjo kohë pse s’ka mbarim,
Shiu pse është kaq i gjatë?
Syt e tu pikojnë lot,
Nuk e di janë lot a shi,
Zemra po kërkon më kot,
Që të gjej pak dashuri.
Dashuri e perënduar,
Dashuri në lot e shi,
Por kjo zemra copëtuar,
Copëtuar në rini.
Shiu bie pa pushuar,
Lotët janë të dashurisë,
Por kjo zemra dëshpëruar,
Kujton kohën e rinisë.
Ndaj dhe sot kur bie shi,
Ndiej një brengë, ndiej një dhimbje,
Për të artën dashuri,
Që iu shua zemrës time.
Tiranë, Mars 2005.