Meta: Parlamenti aktual nuk është legjitim
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi 100 deputetë votuan pro qëndrimit të socialistëve në kuvend, sipas të cilit dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore është antikushtetues dhe i pavlefshëm.
Presidenti sqaroi se pavarësisht kundërshtimeve të qeverisë dhe KQZ-së, dekreti “është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”. Meta shtoi se “presidenti po mban parasysh me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjet”.
Pyetjes nëse ka ndonjë propozim për datën e re të zgjedhjeve, Meta iiu përgjigj se ai po punon ende me partitë politike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, si e vetmja mundësi për hapjen e negociatave me BE-në.
Meta ka folur edhe më parë për jolegjitimitetin e parlamentit actual, të përbërë nga 122 deputetë të Partisë Socialiste dhe të “opozitës së re”. Gjatë një vizite në Pogradec në mars 2019, ai u shpreh se “parlamenti ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës, që nuk pranuan të lënë mandatet”, duke lënë të kuptohet se deputetët e rinj të opozitës nuk përfaqësojnë qytetarët.