U tha se ishte ndaluar nga policia, vjen reagimi nga pedagogu Zylyftar Bregu
Pas lajmeve kontradiktore se ishte shoqëruar nga ana e policisë, pedagogu i gazetarisë Zylyftar Bregu flet për Faxweb.al. Ai shprehet se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë histori, ai nuk është ndaluar, po ndodhet jashtë vendit, në Maqedoni, duke kryer një provim me studentët, pasi jep mësim edhe në Tetovë. ‘Jo, jo as nuk kam dijeni per kete! Jam ne universitetin e Tetoves duke kryer provimin me studentët’, shprehet Bregu. Derimë tani mbetet e konfirmuar shoqërimi i anëtares së AMA-s Suela Musta, e cila dyshohet se të ketë ndikuar në dhënien e një license kabllori për fisin Capja. Duhet thënë se deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë apo prokurorisë mbi këtë operacion të gjerë që po ndërmerret. Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti në pronësi të familjes Çapja dhe e kanë rrethuar atë që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Elbasan. Deri më tani në kuadër të këtij aksioni janë shoqëruar rreth 50 persona, 9 prej të cilëve u është prerë urdhër-arresti. Mes personave të arrestuar është dhe Florenc Çapja, i akuzuar për pengmarrje dhe vrasje.