Lasgush Poradeci: O, ta njoha prej së largu buzëqeshjen e shëmtuar!
Në fjalim te Shqipëtarit kush përqeshi, kush gajasi?
Kush më tha se gjuh’ e sotme shëmbëllen me zë larasi?
O, ta njoha prej së largu buzëqeshjen e shëmtuar,
Ti, demon i shkretëtirës, që kalon me vaj në duar:
M’ i përdredhur se zilija t’u pat çfytyruar shtati,
Mun në fund të vetëdijes ty të ndrin një sy lugati;
Je njeri, e papandehur sikur ngjan me sprijë zalli,
Flet me gojë, – e papandehur sikur ulurin çakalli,
Qan e heq në të kënduar, ze këndon në zi të madhe,
Vdes kur hapet zemr’ e gjuhës posi lulja nër luadhe….
Please follow and like us: